Ka Covid-19 në Tiranë? Lokalet plot, kurse qytetarët ecin pa maska (FOTO)

Dje u raportua për mbi 1 mijë raste të reja nga Covid-19, dhe Tirana ka pjesën më të madhe të personave aktivë me virusin vdekjeprurës, por realiteti është ndryshe.

Ekspertët e Shëndetit Publik, thonë se qytetarët nuk po respektojnë masat anti-covid, lokalet e kryeqytetit janë plot me qytetarë të grupmoshave të ndryshme. Edhe në rrugë, qytetarët nuk mbajnë maskë. Të rinjtë dhe jo vetëm, rrinë ngjitur me njëri-tjetrin në bare dhe restorante ku nuk ruhet as distanca.

Në çdo lagje të kryeqytetit qytetarët mbushin kafetë. Prej një muaji vendi po shënon shifra të lartë infektimesh dhe viktima nga Covid. Vetëm këto katër ditë janë regjistruar afro 3 mijë të infektuar dhe mbi 20 viktima.

SHKARKO APP