Ka Covid-19 për qeverinë? Ministrja Kushi mbyll universitetet, por vetë luan volejboll duke shkelur masat
”Bëj si të them unë, por jo ça bëj unë”! Kjo shprehje gjen vend sot në postimin që ka bërë ministrja e Arsimit, Evis Kushi. Së bashku me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, këtë të dielë ata kanë luajtur volejboll me shumë të rinj, ku në fakt Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk lejon grumbullime të të paktën 10 personave.
Në një kohë pandemie, ku auditoret janë boshatisur si pjesë e planit të masave anti-covid, ministrja shkon vetë në një ndeshje me të paktën 12 persona të tjerë që luajnë në një ambient të mbyllur.
Mesa duket rreziku i infektimit nga pandemia ekziston vetëm brenda sallave të leksioneve, ndërsa në palestra teksa luhet sport, pandemia “zhduket”.