Ka dhënë dorëheqjen? Gledis Nano reagon pas lajmeve në portale
Mediat në vend sot po raportojnë një lajm ende të pa zyrtarizuar nga vetë Policia e Shtetit, kjo për një dorëheqje të mundshme të Gledis Nanos nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
”Vendimi për dorëheqjen e Gledis Nano-s, do të zyrtarizohet të mërkurën”, është lajmi që mediat në vend e kanë si kryelajm.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka reaguar për herë të parë pas lajmeve për një dorëheqje të mundshme nga ana e tij. Për ”Report TV”, ai është shprehur se nuk e ka ndërmarrë një akt të tillë dhe nuk ka ndërmend ta bëjë as në ditët në vijim.
“Nuk e kam dhënë dorëheqjen. Nuk kam ndërmend të dorëhiqem”, raportohet të ketë thënë Gledis Nano. Ai e mban këtë post që prej tetorit të vitit të kaluar, kur zëvendësoi ish-kryepolicin Ardi Veliun.