Ka humbur Kajmaku i Ramës! Policia gjen të birin në njërën nga banesat, ja çfarë deklaroi për babain
Tashmë as Rama nuk e di ku e ka Kajmakun e tij. Agim Kajmaku apo Alias Jorgo Toto ka humbur pa gjurmë jo vetëm për kryeministrin e tij, por edhe për familjen. Ditën e sotme Policia ka kontrolluar edhe një banesë tjetër në pronësi të Kajmakut, por nuk e ka gjetur aty. Në njërën nga banesat në Fushë-Prezë i vetmi që ka dalë të presë policinë ka qenë i biri, i cili mësohet se është shprehur se nuk ka dijeni se ku është babai i tij.
Ndërkohë që Policia ka kryer kontrolle edhe në banesën në zonën e “Tregut Elektrik”, në Tiranë.
Kjo banesë rezulton të jetë në emër të bashkëshortes së Agim Kajmakut.
Nga sistemi TIMS, Agim Kajmaku, nuk rezulton të ketë dalë nga Shqipëria.
Kajmaku është shpallur në kërkim për tri vepra penale “Shpërdorim detyre”, “Falsifikimi i formularëve” si dhe “Ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”.