Ka lidhje dhimbja e gjoksit me virusin? Brataj: Ja çfarë pëson truri për 10 minuta

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, është pyetur nga qytetarët rreth dhimbjeve në gjoks dhe nëse këto dhimbje kanë lidhje me Covid-19. Sipas Bratajt dhimbjet në gjoks nuk janë shenjë e virusit por janë shenja të problemeve me zemrën. Ai ka shpjeguar se këto dhimbje nuk duhet të neglizhohen pasi sa më shpejt të kapen sëmundjet e zemrës aq më e lehtë është për t’i kuruar, në të kundërt rrezikojnë që të shkojnë në arrest kardiak.

“Kardiopatikët bëjnë bazën e piramidës së sëmundshmërisë. Ajo është mbi 35 % e të sëmurëve janë kardiopatik. Dje më kanë pyetur rreth dhimbjes së gjoksit dhe koronavirusit. Dhimbja e gjoksit që të mos nxjerrim në plan të parë koronavirusin. Mund të ketë sëmundje të ndryshme. Shumë struktura që mund të çojnë në komplikanca. dua të sqaroj se në këshillojmë që çdo dhimbje nga kërthiza deri tek qafa të konsiderohet kardiake pasi është rritur shumë kjo. Infarkti kardiak dhe ai cerebral. Sa më shpejt ta kapësh dhe të fillosh trajtimin aq më shumë ka shanse të shërohet dhe të mos ngelet invalid. Përbëjnë emergjencë dhe në këtë moment mund të humbasësh jetën. Janë frekuencat kardiake dhe oksigjeni në gjak. Për të mos mbërritur në emergjencë duhet pasur kujdes”.

Nga ana tjetër, ai tha se njerëzit nuk duhet ta neglizhojnë dhimbjen e gjoksit. “Nga 6 deri në 10 minuta, truri i njeriut fillon të pësojë dëmtime. Kjo çon në rrezik të jetës, por edhe në invalitet shumë të madh. Pas 10 minutash, dëmtimet janë të pakthyeshme, që do të thotë se personi mund të kthehet në jetë, por nuk do të zgjohet asnjëherë, pra do të jetë gjithë jetën në koma. Në një vit, në Shqipëri vdesin 3 mijë njerëz nga dhimbja e gjoksit”.

SHKARKO APP