Ka liruar disa të fortë, KLGJ vendos sot për gjyqtaren Enkelejda Hoxha
Këshilli i Lartë Gjyqësor është mbledhur ditën e sotme për të marrë një vendim për gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha. Avokati i saj, kërkon pezullim të procesit pasi magjistratja duhet të jetë në seancë dhe duhet kohë për mbledhjen e provave. Ndërkohë Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka thënë ”Nuk jam dakord për shtyrjen. Procesi i rregullt ligjor përfshin edhe mbrojtjen nga avokati. Elementët e procesit të rregullt ligjor përmbushen me prezencën e avokatit”.
Këshilli pas kësaj është tërhiqet për konsultim. Gjyqtarja Hoxha njihet si ”avokatja mbrojtëse” që ka mundësuar lirimin e parakohshëm të disa kriminelëve të dënuar me burgim të përjetshëm.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar më herët masën e sigurisë arrest në burg për shtetasen Enkelejda Hoxha, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, e dyshuar për veprën penale penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim. Hoxha ka liruar nga burgu Endrit Doklen, Hekuran Billon, Genc Tafilin dhe Ilir Pajën, përmes një skeme të njëjtë.