Ka mashtruar një qytetar nga Elbasani, arrestohet punonjësi i policisë

Ka rënë në pranga një punonjës i policisë, me detyrë N/Specialist në Njësinë FAST Albania në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Sipas një njoftimi të bërë të ditur nga SHÇBA, është arrestuar për mashtrim, 26-vjeçari me inicialet S.F..

Mësohet se i riu është i dyshuar për veprat penale “Mashtrim i mbetur në tentativë”, “Shpërdorim detyre” dhe “Kallëzim të rremë”.

Arrestimi i 26-vjeçarit u krye pasi në shpërdorim të detyrës si punonjës i Policisë së Shtetit, ka mashtruar një shtetas nga Elbasani. Ai ka paraqitur gjithashtu të dhëna të rreme para Oficerit të Policisë Gjyqësore. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe dy aparate celularë. Është bërë shoqërimi i tij në DVP Elbasan, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrim” i mbetur në tentativë, “Shpërdorim i detyrës”, “Kallëzim i rremë”,”-njofton SHÇBA.

SHKARKO APP