Ka ndërhyrë Greqia tek SPAK për çështjen Beleri? Dumani flet i prerë: Asnjë shtet i huaj…

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, vijon raportin në Komision para deputetëve. Ai mohoi që të kishte ndërhyrje në punën e SPAK-ut nga shtete të huaja. “Asnjë shtet i huaj nuk ndërhyn në punën tonë”, tha Dumani, duke iu përgjigjur një pyetjeje lidhur me hetimin në rastin e Fredi Belerit.

Në raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve, Dumani shtoi edhe se Gjykata e Lartë ka një rol shumë të madh për njehsimin e praktikës gjyqësore. “Na ka qartësuar të gjithëve me një vendim njehësues lidhur me uniformizimin përsa i takon çështjeve penale, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me krimin e organizuar”, tha Dumani.

Më herët Dumani tha se drejtësia nuk mund të sfidohet, duke sqaruar në këtë mënyrë faktin sepse ndaj Berishës është kërkuar një masë sigurie, si ajo e arrestit në shtëpi.

SHKARKO APP