“Ka ndodhur një plagosje” – Alarmohet Policia e Tiranës
Aktualitet E Mërkurë, 8 Shtator 2021 19:10
Një telefonatë në sallën operative për një ngjarje kriminale ka ngritur policinë e Tiranës më këmbë. Sipas burimeve zyrtare, mbrëmjen e sotme ka mbërritur një telefonatë ku një qytetar thoshte se në rrugën “Shefqet Musaraj”.
Një person ka plagosur me armë zjarri një shtetas tjetër. Policia ka shkuar në vendngjarje për verifikimin e informacionit. Deri tani nuk është evidentuar asnjë i plagosur, ndërsa vazhdon kryerja e veprimeve hetimore.
KOHA JONË SONDAZH

