Ka një datë? Këlliçi zbulon kur nis mosbindja civile e PD së Berishës
Ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka zbuluar sesi do të vijojë aksioni i PD-së dhe kur do të nisë mosbindja civile e paralajmëruar nga Sali Berisha.
“Do të kemi një vendimmarrje shumë të fortë në Kuvendin Kombëtar të PD-së dhe ku do të caktohet aksioni opozitar dhe agjenda që do të nisë nga janari në vijim. Për mosbindjen civile, mënyrën si do të reagojmë nga janari e vijim do të ketë një aksion shumë të fortë opozitar dhe do të shtrohen disa teza për t’u diskutuar.
A do të pranohet një proces tjetër zgjedhor me Edi Ramën kryeministër, kjo mbetet për t’u parë. Është diskutuar dje në mbledhjen e kryesisë së PD-së teza që do të shtrohet për diskutim edhe në Kuvendin e 2 dhjetorit, që PD me Edi Ramën kryeministër në zgjedhjet e ardhshme nuk do të futet. Kjo do të thotë që ne do pamundësojmë qenien e Ramës kryeministër”, tha Këlliçi.