Ka një fije shprese, Celibashi: PD nuk e ka humbur afatin për t’u regjistruar në zgjedhje

N[ë mbledhjen e kësaj të marte, KQZ vendosi që të mos regjistrojë në zgjedhjet e 14 Majit, Partinë Demokratike pas kërkesës që mbante firmën e Indrit Sefës, përfaqësues i Alibeajt. Vetë kryekomisioneri Ilirjan Celibashi thotë se PD si parti politike nuk e ka humbur afatin, si për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor, ashtu edhe nëse do të marrë pjesë në një koalicion.

Pyetje: Sa i takon koalicioneve, nëse ditën e nesërme do të depozitohet në KQZ një koalicion i cili do të ketë një emër të përafërt me PD ose me logon e saj, nisur nga fakti që kemi një grupim në PD që të paktën i ka bërë disa ndryshime logos së PD, a do ta pranojë KQZ?

Ilirjan Celibashi: Këtë nuk mund ta them tani, me lejo që të marrësh përgjigje në momentin që do të kemi një situatë të diskutueshme që lidhet me regjistrimin e një koalicioni. Po me këtë rast duhet të bëj edhe një sqarim tjetër, që mundet publikisht të jetë me dobi.

Partia Demokratike si parti politike nuk e ka humbur afatin, si për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor, ashtu edhe nëse do të marrë pjesë në një koalicion. Sepse çdo kërkesë për regjistrim për subjekt zgjedhor e partive politike, që është paraqitur para datës 7 konsiderohet që është paraqitur në afat.

Të themi qëllon nëse mund të përdor këtë term, që për një parti politike, procesi i regjistrimit është duke marrë kohë sepse ka vendimmarrje të ndryshme nga institucione të ndryshme, mund të ketë të themi, por në finale, nëse do të rezultojë që ka legjitimitetin dhe do të rezultonte që do kishte legjitimitetin për t’u regjistruar, do të regjistrohej, sepse është paraqitur kërkesa.

SHKARKO APP