Ka orë që kushton 82 mijë dollarë? Belind Këlliçi zbulon vlerën e vërtetë
Ora e deputetit demokrat Belind Këlliçi, u bë lajm në disa portale, pasi thuhej se kushton 82 mijë dollarë. Por vetë Këlliçi tregon se ora në fakt kushton 400 dollarë dhe sipas tij këto shpifje janë sponsorizuar nga Bashkia e Tiranës. ”Kam lexuar në media se sot kjo ora ime e dorës, e sponsorizuar nga qeveria dhe Veliaj se më vijnë informacionet, kushton 82 mijë e 400 dollarë. I duhet hequr vetëm 82 mijë se kushton vetëm 400 dollarë”, tha Këlliçi në Report Tv.