“Ka pasur raste të intimidimit në Shijak”, Baçi: Rama e ka të vështirë t’i fitojë këto zgjedhje i vetëm, por as me Tom Doshin
Kandidati për deputet në Shijak i Partisë Demokratike, Agim Baçi në një intervistë për ‘FaxNews’ ka deklaruar se gjatë vëzhgimit të tij në terren ka hasur raste të intimidimit ndaj qytetarëve. Baçi u shpreh ky ngushtim i votave të PD-së ka ardhur pasi numëruesit kanë hapur fillimisht kutitë të zonave që njihen si bastione të PS-së.
Baçi më tej deklaroi se Edi Rama do e ketë të vështirë ti fitojë këto zgjedhje i vetëm, por as me partinë e Tom Doshit.
“Kam pasur konstatime të tilla gjatë gjithë ditës dhe kur njëri erdhi të votonte nga fundi dhe iu hakërryen anëtarët e PS-së. Jam përpjekur që në atë zonë të mos ndodhin probleme.
Ndjej keqardhje për ata që kanë rënë pre e intimidimit dhe janë detyruar të shesin votën. Ka një ngushtim të madh nga shifrat që u dhanë në vijim. Ka shumë shanse që Rama mos të marrë qeverinë vetëm dhe por as me zotin Doshi.
Jam i bindur që pot ë kishte votim të lirë do të ishin ndryshe rezultatet por jo me këto lloj presionesh. Në Durrës prisja një rezultat më të mirë, por nga ato që kam parë në terren kjo është shumë dhe nuk do të ketë një fitore, por do të jetë një ndarje e mandatit.
Një lloj presioni të madh që është parë ndaj qytetarëve, nuk e besoja që do të vinim në një kohë që njerëzit do të kishin frik të flisnin. Po të mos kisha prekur terrenin vetë dhe këtë s’do ta besoja. Ka pasur një strategji për t’u numëruar vetëm kutitë të bastioneve për të demoralizuar numëruesit.”, u shpreh Agim Baçi.