”Ka sjelljen e një të pandehuri”, Ngjela: Berisha e votoi vetë SPAK, ja ç’mund të bëjë
Avokati Spartak Ngjela, thotë se Sali Berisha ka sjelljen e një të pandehuri. Për të ai nuk mund ta sulmojë SPAK-un, pasi sipas tij, ish-kryeministri e votoi vetë ngritjen e kësaj strukture anti-korrupsion. Ai shtoi se e vetmja gjë që i ka mbetur Berishës është që të respektojë ligjin dhe të strukturojë mbrojtjen përmes avokatëve të tij.
“Berisha nuk ka ç’të bëjë, do respektoj ligjin dhe do strukturoj mbrojtjen. Për çdo të pandehur kjo është. Do kërkojë pafajësinë në gjykatë. Ato që donte të bënte Saliu janë koshiencë popullore, por të pandehurit i falet gjithçka, sepse është në akuzë.
Nëse ka devijacione, që njëherë e hedh poshtë akuzën dhe njëherë e pranon, këto janë brenda natyrës së të akuzuarit. Do e shohim si do mbrohet në gjykatë. Ka rutinë, ligj dhe akuzë. Pra rutina është koshienca apo eksperienca e një gjyqi, që ai nuk e ka. Ligji është koncept juridik, s’është ai popullori që dinte gjyshja ime, pastaj është edhe akuza.
Këtë trini nuk mundet ta pranojë vetë Berisha nëse nuk ka avokat. Përsa i përket SPAK ai bën gabim, e ka votuar SPAK, iku çik i sforcuar nga Braenia, nga ai ish-zv.sekretari i shtetit i shkurtër, por e votoi. Ky po tregohet i ashpër me gjykatën, SPAK e kanë formuluar vetë. Edhe Blinken edhe ambasadori që është këtu kanë deklaruar se SPAK e kontrollon Uashingtoni. Ti duhet të marrësh pafajsinë, unë deri tani nuk e kisha dëgjuar që nuk e kam bërë këtë vepër. Akuza është akuzë dhe çdo njeri e ndjen”, tha Ngjela në ”Euronews Albania”.