Ka të dashur djalin e Përparimit/Motra e viktimave, Anxhela: Zhaneta dilte me dikë tjetër
Përparim Ademi motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, i vrau nga xhelozia. Edhe motra e viktimave, Anxhela e cila është në lidhje me djalin e Përparimit, ka pranuar se Zhaneta dilte me dikë tjetër.
”Atë ditë po flinim, nipi u çua 5 minuta para meje. Shkoi të takonte motrat, dëgjova plumbin e parë, në fillim m’u duk si fishekzjarre, pastaj e kuptova çfarë po ndodhte. Atje pashë nipin, Anxhelon, ishte i shokuar. Pashë autorin që i kishte drejtuar armën vetes, poshtë mjekrës. U dëgjua një plumb, menduam që vrau veten. Por, kur hymë më vonë ai nuk ishte aty, kishte ikur”,-tha për emisionin ”Shqipëria Live”.
Sipas saj, konflikti filloi në ditën e Krishtlindjes, pasi motrat kishin organizuar drekë dhe autori nuk ishte i ftuar. Ajo konfirmon se Zhaneta kishte marrëdhënie me dikë tjetër dhe Përparimit i tha vetë djali i Zhanetës, Anxhelo.
”Mesa di unjë kishte një marrëdhënie tjetër. Anxhelo i ka treguar Përparimit, pasi ai e njihte si baba Përparimin. Mund ta ketë nxirë vrasësin. Thuhet se Anxhelo e ka parë mamanë duke duke kryer marrëdhënie seksuale me një tjetër”,-tha më tej ajo.