“Ka tendencë të rënies së rasteve me Covid-19”, mjeku Stroni: Nëse ke antitrupa je i mbrojtur për një periudhë, por…
Mjeku i njohur Gent Stroni, në një intervistë për “News 24” deklaroi se ka një tendencë të rënies së rasteve me koronavirus në vendin tonë.
Stroni theksoi se një pjesë e madhe e qytetarëve e kanë kaluar tashmë koronavirusin, duke shtuar se nëse ke antitrupa, je i mbrojtur së paku për një periudhë.
Megjithatë, mjeku Stroni shprehet se mendon se agresiviteti i Covid-19, gjithsesi nuk po bie ende.
“Ka tendencë të rënies së rasteve me koronavirius. Në shumë persona që kanë qenë të infektuar me Covid-19, ka ikur rreziku. Një pjesë e madhe e qytetarëve e kanë kaluar koronavirusin.
Nëse ke antitrupa, je i mbrojtur për një periudhë. Potenciali sa vjen e bie dhe numri i përgjithshëm po ashtu po bie. Nuk mendoj se ka rënë agresiviteti i Covid-19 tek pacientët. Ka dhe raste agresiviteti, patjetër”, deklaroi mjeku Stroni.