Kaba: I zoti jep, tellalli Calavera nuk e shet

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat e Fqinjësisë Europiane dhe Bisedimet e Zgjerimit në Komisionin Europian, Genoveva Luiz Calavera, tha se nuk ka 15 kushte për të hapur bisedimet ndërqeveritare Shqipëri-BE. Dritan Kaba, përmes një postimi në facebook, thotë se Këshilli Europian i kryeministrave dhe 532 deputetë të Parlamentit Europian thonë qeveria e Rilindjes ka 15 kushte por sipas tij, kreu i qeverisë nxori Calaverën që të thotë të kundërtën.

Postimi i plotë

I zoti jep, tellalli Calavera nuk e shet! Merkel, Macron, Këshilli Europian i kryeministrave dhe 532 deputetë të Parlamentit Europian thonë Shqipëria, dmth qeveria e Rilindjes ka 15 kushte, ky nxjerr dhe na koklavit me Calaveren, që paska thënë që nuk ka 15 kushte. Tashmë kjo debilja, që mbush xhepat me Ramaformën na qenka më lart se ata që rendita. Kësaj i thonë i zoti e shet por tellalli i Ramës nuk e jep.

SHKARKO APP