Kaç Islami: Saimir, Ilir, Damian, jepni dorëheqjen!

 

Deputeti demokrat, ish­-socialisti Kastriot Islami, u ka bërë thirrje nga Kuvendi ministrave Sajmir Tahiri, Damian Gjiknuri dhe Ilir Beqaj, që të japin dorëheqjen. Kjo, pasi sipas tij, tashmë edhe në PS shprehen se këta tre ministra nuk i mbrojnë dot.

"Akuzat për CEZ, duhet bërë një hetim ndërkombëtar nga dita e parë që ka ardhur CEZ. Nëse na duket vetja të mençur dhe japim argumente pse s’duhet ta bëjmë këtë, të jemi të sigurtë që më shumë njerëz do ikin në Gjermani. Raporti i KLSH, s’është thjesht një çështje ligjore, por një çështje e problemeve të brendshme që kanë dy faktorët e mazhorancës. Ilir i dashur, Sajmir, Damian, jepni dorëheqjen sepse unë takoj shumë veta edhe nga grupi i PS dhe thonë ne s'i mbrojmë dot më këta, se thonë do vijë në trup gjyqësor që ju do bëheni viktimë, ju mban, ju nxit kryeministri", apeloi sot ai ndaj tre ministrave të kabinetit nga foltorja e Kuvendit..

 

SHKARKO APP