Kacifas i arrestuar për hashash, jo pjesë e ”Agimit të Artë”

35-vjeçari Kostandinos Kacifas, i vrarë një ditë më parë në Bularat të Gjirokastrës, pasi qëlloi me armë në drejtim të policisë shqiptare, nuk ka qenë i panjohur nga autoritet e sigurisë në Greqi.

Kacifas ka qenë ndaluar nga policia greke në vitin 2009, si anëtar i organizate kriminale të trafikut të narotikëve. Në atë kohë, policia gjeti një sasi kanabisi në automjetin e tij dhe në shtëpi.

Po ashtu, raportohet se ai ka edhe një dosje tjetër, ku është hetuar për përfshirjen e tij drejt ekstremit të djathtë. Ai vlerësohet nga autoritetet greke se ka qenë nacionalist. 35-vjeçari nuk ka qenë anëtar i “Agimit të Artë” por ka marrë pjesë në protestat e tyre e gradualisht është larguar nga kjo parti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?