Kadare: I habitur me festimet, nuk u kujtuat për Skënderbeun

Shkrimtari i madh, Ismail Kadare, mbushi 80 vjeç, ndërkohë që urimet për të kanë qenë të shumta.

Vetë Kadare, duke folur për gazetën Panorama, thotë se ka mbetur i habitur nga festimet.

“Ka miq të mitë që nuk kënaqen me asgjë, se thonë se duhej bërë më shumë. Por jo, nuk jam dakord. Është bërë shumë për mua, madje edhe ndjeva një lloj habie,” thotë shkrimtari në një telefonatë nga Parisi.

Kadare shpreh edhe keqardhjen që askush nuk u kujtua për përvjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut.

“Vetëm pak ditë më parë ishte përvjetori i vdekjes së Skënderbeut, në datën 17 janar. Vetëm ditën e vdekjes i njohim atij. Por vetëm ndonjë gazetë e kujtoi. Kjo nuk duhet të ndodhë, është turp”.

SHKARKO APP