Besiana Kadare: Krenar të jesh pjesë e kombit që shpëtoi hebrenjtë
Ambasadorja e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, Besiana Kadare, në një ripostimit të statusit të Kongresit Botëror të Hebrenjve në Twitter, shkruan se “gjatë Holokaustit hebrenjtë gjetën një strehë të sigurt në Shqipëri. Me akte të jashtëzakonshme kurajoje, shqiptarët e zakonshëm rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar të huajt në rrezik”.
Ambasadorja e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, Besiana Kadare, në një ripostim të statusit të Kongresit Botëror të Hebrenjve në Twitter, shkruan se “gjatë Holokaustit hebrenjtë gjetën një strehë të sigurt në Shqipëri. Me akte të jashtëzakonshme kurajoje, shqiptarët e zakonshëm rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar të huajt në rrezik”.
Postimi i plotë i ambasadores
“Krenar të jesh pjesë e një kombi që qëndroi në anën e duhur të historisë, në kohën e duhur, dhe mori vendimin e duhur. Gjatë Holokaustit hebrenjtë gjetën një strehë të sigurt në Shqipëri. Me akte të jashtëzakonshme kurajoje, shqiptarët e zakonshëm rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar të huajt në rrezik”.
Në postimin e tij në Twitter, Kongresi Botëror të Hebrenjve (The World Jewish Congress) shkruan:
Gjatë Holokaustit, qindra hebrenj gjetën strehim në Shqipëri, një nga vendet e pakta me shumicë myslimane të Evropës. Shqipëria ishte i vetmi vend që doli nga Holokausti me një popullsi më të madhe hebreje sesa kishte më parë. #NeKujtojmë