Kadare nderohet me çmimin “Jeronim de Rada”

Kadares, çmimi i është dorëzuar nga ambasadori Italian në Tiranë Massimo Gainai.

Shkrimtari Ismail Kadare i nominuar disa herë për Nobel, u shpreh i prekur dhe i nderuar nga ky çmim. Ai tha se De Rada ishte gjeniu i parë i rilindjes, teksa verësoi Italinë si një vend që u ka dhënë mundësi arbëreshëve të shprehen përmes artit dhe theksoi se De Rada ishte i pari që orientoi letërsinë tonë drejt asaj europiane.
“Të dashur lexues jam i nderuar dhe i prekur për këtë çmim që mban emrin e gjeniut të parë të rilindjes kombëtare shqiptare dhe poetit që e ndihmoi të lindte rilindja dhe u bë paraardhësi i dritës së madhe që mbuloi në atë kohë Shqipërinë. De Rada riktheu letërsinë shqipe në orientimin europian që letërsia shqipe ishte duke e humbur
Kam kënaqësi që përbri meje është ambasadori i Italisë, vendi që e mbajti de Radën në gjirin e tij dhe kaloi jetën atje. De Rada ishte poet i madhe dhe profet i së ardhmes. “, tha Kadare në fjalën e tij.

Sot në Panairin e Librit do të ndahen çmime të tjera, ndërsa lexues të shumtë kanë qëndruar në radhë për të marrë me autograf nga Kadare librin e tij të fundit të sjellë nga shtëpia botuese Onufri, “Mëngjeset në kafe Rostand’

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?