Kadare “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”, Ruçi: Busulla për orientimin europian të shqiptarëve

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi uroi sot shkrimtarin Ismail Kadare me rastin e marrjes së titullit “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit” nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Ruçi e ka cilësuar Kadarenë si busulla për orientimin europian të shqiptarëve.

“Urimet e mia më të ngrohta për titullin e lartë ‘Oficer i Madh i Legjionit të Nderit’.
Me veprën Tuaj, ju jeni ngjitur prej kohësh në Olimpin e letrave shqipe dhe prej andej ndriçoni historinë, të sotmen dhe të ardhmen e shqiptarëve. Ju na bëni nder të gjithëve sepse jeni busulla për orientimin tonë perëndimor dhe fari i vizionit europian të të gjithë shqiptarëve”, shkruan në urimin e tij drejtuar shkrimtarit Ismal Kadare, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

SHKARKO APP