Kadastra: 80 specialistë për inspektimin e godinave. 1600 objekte të verifikuara, 12% me problematika

Kadastra Shqiptare ka vënë në dispozicion një grup prej 80 specialistësh, prej të cilëve inxhinierë, arkitektë, topografë dhe gjeodetë, të cilët janë angazhuar me inspektimin e godinave të goditura nga tërmeti.

“Punonjësit e Kadastrës Shqiptare, këto ditë janë vënë tërësisht në dispozicion të Bashkive të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Në Durrës, Tiranë, Krujë e Fushë Krujë, në Ishëm e Kavajë, në Kamëz e Vorë. Dhe, për të ndihmuar edhe më shumë, në zonat e dëmtuara janë atashuar edhe grupe specialistësh nga drejtoritë rajonale të Lushnjës, Elbasanit dhe Fierit” shkruan Kadastra Shqiptare.

Sipas njoftimit të bërë, grupet kanë vizituar deri më tani rreth 1600 objekte të ndryshme, prej të cilave afro 12% rezultojnë me problematika të çfarëdollojshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ditët në vijim, Kadastra Shqiptare pritet të publikojë një analizë të detajuar të objekteve të verifikuara deri tani.

Swiss Digital Mobile Reklama

/ SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?