Kadastra, informacion mbi regjistrimin e pronave në Lushnje – Fton titullmbajtësit të bëhen pjesë e procesit

Drejtoria vendore Lushnjë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës kanë njoftuar se në kuadër të projektit të regjistrimit fillestar, po vijon me proçedurën e regjistrimit fillestar për zonën kadastrale Nr.8572, duke kryer administrimin e dokumentacionit dhe njëkohësisht trajtimin e tij në raport me informacionin e përfituar, më qëllim krijimin e regjistrit dhe hartës kadastrale në bazë dhe për zbatim të Ligjit Nr.111/2018 “Për kadastrën” dhe akteve ligjore e nënligjore në fuqi.

Në vijim referuar produktit fillestar për këtë zonë kadastrale, ju mund të paraqiteni pranë DVASHK Lushnjë për tu informuar hollësisht në lidhje me pasuritë e pasqyruara në këtë fazë të proçesit. Në këto kushte ftojmë të gjithë titullmbajtësit të bëhen pjesë e këtij proçesi me qëllim evidentimin dhe trajtimin e pretendimeve të mundshëm, duke bërë të mundur në këtë mënyrë realizimin e produktit përfundimtar, njofton Kadastra .

SHKARKO APP