Kadastra, në qendër të padive për korrupsion

SPAK kapi në korrupsion pesë zyrtarë të zyrës së kadastrës së Tiranës që merrnin pagesa deri në 200 mijë lekë për të dhënë dëshminë e pronës. Edhe raportet e shoqërisë civile, tregojnë se Kadastra është në qendër të padive për korrupsion. Këto janë të dhënat e qendrës FOL, e cila për një muaj monitoroi statistikat e padive të ndryshme në organet e drejtësisë.

Ekspertët e kësaj qendre kanë vërejtur se nga 578 raste të korrupsionit të referuara pranë organeve proceduese, rezulton se numrin më të lartë të subjekteve të përfshira e mbajnë zyrtarët dhe ish zyrtarët e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Drejtorive Rajonale Rurale dhe Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Aktet korruptive të dyshuara si të ndërmarra nga ana e këtyre subjekteve, duket se konkurrojnë me korrupsionin në sistemin gjyqësor, i dokumentuar në masën 26%.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesa dërmuese lidhen gjithashtu me pronën. Pak ditë më parë ministria e Drejtësisë kërkoi nga drejtuesi i Kadastrës shkarkimin në bllok të drejtuesve dhe të specialistëve të zyrës së kadastrës së Durrësit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?