Kadastra/ Shkrirja e Hipotekave me ALUIZNI-n, brenda 20 prillit! Hapat si do të realizohet procesi

Ligji i ri që parashikon shkrirjen e Agjencisë së Legalizimeve, Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Agjencisë së Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave Publike është publikuar në Fletoren Zyrtare duke i hapur rrugë në këtë mënyrë nisjes së procesin konkret. Ligji i ri parashikon krijimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Kjo Agjenci duhet të krijohet jo më vonë se 1 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji, çka nënkupton se ngritja duhet të bëhet deri në 20 prill.

Çfarë ndodh ndërkohë?

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri në momentin e krijimit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës parashikohet që institucionet që shkrihen të kryejnë disa procedura paraprake.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hapi i parë që parashikohet në nenet tranzitore të ligjit është ai që detyron institucionet që shkrihen që të dërgojnë pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, emrat e përfaqësuesve të tyre në Këshillin Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, jo më vonë se 7 ditë nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

Një hap tjetër është emërimi i kreut të Agjencisë. Ligji parashikon se “Kryeministri emëron Drejtorin e Përgjithshëm të ASHK-së brenda 10 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji”, pra brenda muajit mars.

Pasi të jenë formuar Këshilli Drejtues i Kadastrës dhe kreu i ri, në ditët e para të muajit prill duhet të zhvillohet mbledhja e parë e Këshillit Drejtues të ASHK-së, në të cilën do të propozohet për miratim struktura dhe organika e Agjencisë, si dhe niveli i pagave të punonjësve të Agjencisë.

Të gjithë punonjësit e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Objekteve/Ndërtimeve Informale, konsiderohen punonjës të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për një periudhë kalimtare 6-mujore nga hyrja në fuqi e këtij ligji, nëse nuk preken nga ristrukturimi dhe plotësojnë kriteret e kualifikimit, sipas rregulloreve të miratuara nga këshilli drejtues i ASHK-së.

Përjashtimisht për punonjësit e Agjencisë së Inventarizimit të Pronave të Paluajtshme Publike ndiqen procedurat e parashikuara në legjislacionin për nëpunësin civil.

SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?