Kadastra thirrje për drejtues të rinj, Lame: Do ikin drejtorët e komanduar dhe ata që s`justifikojnë punën

Zvarritja e dosjeve të pronave, mungesa e profesionalizmit dhe nevoja për përmirësimin e shërbimit janë bërë shkak për ndryshimin e drejtuesve të Kadastrave rajonale në vend.

Kreu i këtij institucioni, Artan Lame teksa bëri thirrje për aplikime nga punonjës të rinj, u shpreh se ndryshime do të ndodhin aty ku është e nevojshme.

“E pranoj publikisht se në zyrat tona në shumë raste nuk janë në lartësinë e duhur, veçanërisht në aspektin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Ka zvarritje të ankesave të tyre, ka mungesë profesionalizmi në zbatimin e tyre. Në këto kushte dëshiroj të shpall sot hapjen e thirrjes për drejtues të rinj në një pjesë të madhe të zyrave rajonale të Kadastrës,” tha Lame.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por ndërkohë pozicione të reja pune do të ofrohen edhe për specialistë të niveleve të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Bëhet fjalë për shumicën e drejtorive të Republikës të cilat kanë ose drejtues të komanduar, ose drejtues që nuk e justifikuan veten. Do vijojë dhe një thirrje e dytë për specialistë të niveleve të tjera. Kadastra shqiptarë tashmë është ngarkuar me disa funksione që dikur i kanë pasur institucione të tjera,” tha Lame.

Sipas Lames të gjitha këto ndryshime vijnë pasi zyrat e kadastrës nuk janë aktualisht në lartësinë e duhur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?