Kadilli: Basha duhet të ketë një strategji të qartë, jam i gatshëm të kontribuoj në rrëzimin e Ramës

Në një intervistë për RTV Ora, ish-kandidati për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli u shpreh se PD ketë një ofertë politike duke parë orientimin e grupmoshave të caktuara.

Kadilli tha se Basha duhet të ketë një strategji të qartë me një kalendar të qartë dhe theksoi se është i gatshëm që të jap çdolloj kontributi në mënyrë që të shkurtohen ditën e Edi Ramës në sundim.

Kadilli: Ne si parti duhet të masim si reagojnë qytetarët ndaj asaj që kemi bërë ne, nëse kemi bërë keq apo mirë. Këto janë aksionet tona politike. Sigurisht ka pasur edhe aksione të ndryshme jopolitike si vjedhja dhe manipulimi i votës. Oferta politike duhet parë në raport me orientimet dhe grupmoshat e caktuara se si pozicionohen ato. Në bazë të kësaj ne orientojmë aksionin tonë politik dhe kjo bëhet në një mënyrë profesionale, për të kuptuar pse kjo shoqëria reagon kështu dhe pse i nënshtrohet Edi Ramës.

Analiza jonë duhet të jetë kjo, dhe jo një analizë komuniste që lideri nuk ndryshon dhe meqë qenka kështu hajde të godasim ata që nuk mendojnë ndryshe për të qëruar hesapet. Uroj që Basha të ketë një strategji të qartë me një kalendar të qartë, dhe uroj realisht që ta këtë një gjë të tillë, sepse jam i gatshëm të jap çdolloj kontributi në mënyrë që të shkurtohen ditën e Edi Ramës në sundim, që të mos rrijë deri në 2025, por të ikë më herët. Kjo arrihet me retorikë politike, por me aksione konkrete. Retorika ka vetëm fjalë të bukura, por pa një aksion konkret, këto mund të ngelin vetëm në retorikë frymëzuese.

Kadilli tha se propozoi kryesisë së PD-së manifestin e tij për ringritjen e partisë dhe këtë dokument ta konsiderojnë bashkarisht si një dokument politik që i jep përgjigje sfida më të rëndësishme të PD-së sot.

Kadilli: Unë sot i propozova kryesisë së PD-së që manifestim tim për ringritjen e partisë, ta konsiderojmë bashkarisht si një dokument politik që i jep përgjigje sfida më të rëndësishme të PD-së sot. Momentet më të vështira unë i shoh si rastet më të mira për të nxjerrë rezultatet më  të mira. Ne e kemi detyrimin që të ngremë një opozitë të re. tani pyetja është se çfarë do të bëjë ndryshe, se atë që kemi bërë e kemi parë. Basha është i interesuara i parë për të fituar se ai do të bëhet kryeministër, por nëse do të pranojë propozime, këtë do ta vërtetojë koha. Unë kërkoj që të demokratizohet partia dhe roli i anëtarit të forcohet më shumë se sa roli i kryetarit. Skema jonë e organizimit të mos jetë e ngurtë, por të jetë dinamike dhe të ketë vend për ata që kanë ide.

SHKARKO APP