Kadilli: Berisha të shmang përfshirjen e PD-së në vendimin e DASH
Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka komentuar për herë të parë shpalljen non grata të liderit hsitorik të PD-së Sali Berisha nga DASH. Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin Përballë Kadilli tha se Berisha duhet të shmang përfshirjen e PD-së në këtë cështje.
“Ne nuk mund ta trajtojmë zotin Berisha si një anëtar I grupit parlamentar të PD-së. Zoti Berisha është institucion. Dhe unë I kam bërë thirrje që ditën e parë madje që para se të dilte kryetari i partisë të shprehej që zoti Berisha I ka të gjitha mundësinë për ta ndjekur këtë cështje privatisht dhe zoti Berisha ka gjithë vullnetin besoj unë që të shmang përfshirjen e PD-së në këtë cështje. Të shmang përfshirjen e institucionit Berisha në institucionin PD në këtë cështje. Dhe jam I bindur që ai ka dhimbshuri shumë herë më të madhe për PD se sa kryetari actual. “- tha Kadilli.
Kadilli thotë se PD ka nevojë të fillojë një epokë të re.
“Janë dy institucione. Njëri është memoria dhe modelimi i kësaj partied he një gjë tjetër është partia. Sot PD-ja pavarësisht kësaj ngjarje fare e pakëndshme, unë kam dhimbshuri për cfarë ka ndodhur dhe për personin sepse kam punuar dhe për politikanin se kam marrë pjesët më të mira nga përvoja me të edhe sikur të mos ndodhte kjo unë përsëri do të isha në të njëjtin pozicion. PD ka nevojë të fillojë një epokë të vetën të re.”