Kadilli: Fushata e Bashës mbi premtime konkrete. Andoni: Njerëzit janë lodhur nga propaganda e Ramës
Gazetari Ben Andoni dhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli komentuan rezultat e sondazhit të dytë të publikuar nga ”EuroNews Albania”. Kadilli tha se opozita është në rritje, për fakti se është duke shpalosur një programin konkret, dhe se po nxjerr individët në terren.
Për të një premtim bëhet i besueshëm kur ka përballë një fytyrë të besueshme. Rritja e të pavendosurve për anëtarin e Kryesisë së PD-së, shkon në favor të PD, kjo edhe për natyrën e fushës që po bën kryemokrati Basha që siç ta është më shumë racionale se sa emocionale.
“Fushata e Bashës është më shumë racionale se sa emocionale. Nëse nuk është konkret premtimi, nuk shkon njëri të votojë. Kjo do t’i shërbejë PD për të rritur mbështetjen”, tha Kadilli,
Për gazetarin Ben Andoni, PD-ja pritet të shtohet në muajt vazhdim. Sipas tij, ndërsa PD po prezanton programin, PS po punon përmes figurës së Ramës për vaksinën dhe rindërtimin, që janë elementë që i kanë lodhur njerëzit. ”Mungojnë shifrat reale për çfarë ka përfunduar dhe çfarë pritet të bëhet, ka dhe një problem të madh me lajmet konfrontuese sa i përket vaksinave. Këto kanë shtuar fashën gri që janë të pavendosurit”.