Kadilli: Ishim si qytetarë, PD nuk u përpoq të na detyronte manifestimin e Metës. Thirrjet Rama ik? Ai është shkaktari, ka cekur çdo limit
Anëtar i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka thënë se anëtarët e PD dolën sot në manifestimin e Metës si qytetarë për të mos denatyruar manifestimin.
Ai ka komentuar manifestimin ku ka thënë se Meta i ftoi si qytetarë dhe si qytetarë shkuan kurse thirrje Rama ik ishin sepse është kryeministri shqiptar shkaktari se pse Meta thërret manifestim.
Kadilli thotë se Ramës nuk i pëlqejnë kompetencat që ka Presidenti dhe tenton të ndryshojë Kushtetutën me akte ligjore nga Kuvendi por jo demokratike.
”Ishim si qytetarë, qytetarë të angazhuar, si politikanë. PD nuk u përpoq të denatyronte. Do ishte denatyronte sikur të kishim shkuar me flamur të PD. Ai kërkoi qytetarët dhe qytetarë janë të gjithë dhe mbështetëm e respektuam kërkesën e Presidentit. Pse dëgjohet Rama ik? Sepse është shkaktari, ka cekur çdo limit. Kompetencat kushtetuese të Presidentit nuk i pëlqejnë Ramës dhe ai ndryshon Kushtetutën. Kjo e çon demokracinë shqiptare në shkërmoqje. Kushtetuta ka balanca, Parlamenti dhe Presidenti. Aktet e Kuvendit mund të jenë ligjore, sepse bën votat por kjo ligjore nuk do të thotë demokratike, ne kemi Republikë ligjore dhe demokratike se ligjore ishte dhe Republika e Hitlerit apo Enver Hoxhës. Presidenti ka të drejtën e zotit të kërkojë mbështetjen e popullit dhe të thotë që do t’i bëjë ballë shjkeljes së Kushtetutës.”- tha Fatbardh Kadilli.