Kadilli: Një lëvizje e re qytetare po vjen, Basha dhe Berisha kanë marrë peng PD

Fatbardh Kadilli i cili kandidoi për kryetar i PD-së, thotë se po vijon punën dhe përpjekjet për të sjellë një formë të re të të bërit opozitë. Ai tregon se në PD ka nisur një grupim i ri, me synim ringritjen e partisë.

“Do të vazhdoj t’i tregoj demokratëve një rrugë të re për të bërë opozitë, e cila është brenda forumeve të Partisë Demokratike, me anëtarë të partisë, me demokratë e me qytetarë të thjeshtë. Kam pasur dhe kam shumë njerëz pranë vetes”. Po ashtu ai thotë se Basha dhe Berisha kanë marrë peng institucionet brenda partisë.

”Zgjidhja nuk mund të jetë Basha, nuk mund të jetë Berisha, dhe aq më keq të dy bashkë siç kanë qenë deri më sot. Problemi ka qenë që institucionet e partisë i kapi Berisha me fanatikë, duke përdorur rrugën për ta sjellë në sallë dhe për ta dominuar mendimin politik të viteve ’90 dhe më pas Basha me oportunistët që e zbrazën oborrin e partisë dhe nga fanatikët dhe gjallonin korridoreve dhe kulisave të partisë”,-tha në ”Top Channel”.

SHKARKO APP