Kadilli: Opozita në zgjedhjet e 6 marsit luan për vendin e dytë

Ish-kandidati për kryetar i PD-së, Fatbardh Kadilli thotë se opozita në zgjedhjet e 6 marsit futet në garë për vendin e dytë dhe të tretë. Po ashtu ai nënvizoi se qytetarët nuk fitojnë asgjë në rast se nuk marrin një projekt politik më të mirë se ai që ofron Edi Rama.

”Në politikë ka nevojë të mendosh për mendjen tënde. Të jesh i njohur nuk të bën politikan. Edhe ata te ”Përputhen” janë të njohur, por nuk janë politikanë. Gara është edhe personale.

Sa më i vogël komuniteti aq më përcaktues personaliteti që garon. Po shohim një garë ku opozita garon me moton “është mirë të jesh i dyti”. Qytetari do të ketë një parti që i shërben. Një model ndryshe nga Rama. Vendi i dytë dhe i tretë do jenë aty. Në Shkodër mund të ketë hapësirë për të synuar vendin e parë.

Pjesa e qytetarëve nga kjo garë nuk fitojnë. Çfarë fitojnë qytetarët nëse nuk marrin një projekt politik më të mirë se ai që ka. Edi Rama ka edhe dajre dhe aheng. Si do i përgjigjemi një qytetari. Do matemi njëherë ne kush është më i miri dhe pastaj të garojmë me atë tjetrin”.

SHKARKO APP