Kadilli: PD-ja duhet t’i japë hapësirë lirie çdo individi
Komisioni i Përhershëm për Statutin në PD miratoi sot propozimet e bëra nga kryetari, Lulzim Basha për reformimin e strukturave të partisë.
Por komisioni rrezoi propozimet e anëtarëve të tjerë, mes të cilëve propozimet e Edith Harxhit dhe Fatbardh Kadillit.
“Ka kapërcyer mandatin dhe misionin e tij. Nuk mundet që komisioni të seleksionojë politikisht propozimet, komisioni jep vetëm mendim. Propozimet vijnë nga kryesia”, tha Kadilli.
Teksa u ndal tek propozimet e bëra, ia tha se demokratët e kanë kuptuar se kanë nevojë për një shkundje të fortë pasi sipas tij kjo është e vetmja mundësi për t’iu përgjigjur kundërshtarit politik.
“Demokratët e kuptojnë se kanë nevojë për një shkundje të fortë. Edi Rama nuk do të ndryshojë nga ai që është, mund të bëhet më i lig. Ai mund ta vazhdojë këtë rrugë, ne kemi detyrimin që përballë regjimit të Ramës të përgjigjemi me gjuhë të re”, shtoi Kadilli.
Po ashtu Kadilli nënvizoi se Partia Demokratike duhet të krijojë barazi dhe hapësirë lirie për çdo individ, që bën pjesë në strukturat e saj.
KOHA JONË SONDAZH

