Kadilli: PD s’mund të dëmtojë raportin me Amerikën, shpresoj të ketë një reagim për Berishën
Ish-kandidati për kryetar të selisë blu, Fatbardh Kadilli thotë se Sali Berisha duhet të distancohet nga partia që të mos ta dëmtojë atë. Po ai thekson se PD-ja nuk mund të dëmtojë raportin me Amerikën, dhe nënvizon se shpreson që PD-ja të ketë një reagim.
”Kam besuar se Sali Berisha është politikani më i zotë që ka Shqipëria. Në momentin që u shpall Non Grata kam reaguar i pari dhe i kam kërkuar PD-së se nuk mund të prishet me Amerikën.
Berisha e ka vetëdijen se PD është më e shëndetshme nëse nuk dëmtohet dhe ai e kupton se e dëmton duke e përfshirë PD-në duke lidhur fatin e tij me të. S
hpresoj të ketë një reagim nga ai këto pak ditë që kanë mbetur. Kryetari i partisë nuk foli duke nuk është ai kryetari. Uroj që Berisha të mos i trupërojë në këtë sfidë”.