Kadilli: Reforma në Drejtësi është frika që fshihet pas ndryshimeve në qeverinë “Rama 3”

Ish-kandidati për kreun e PD, Fatbardh Kadilli, thotë se shkaku i ndryshimeve rrënjësore të qeverisë “Rama 3” është Reforma në Drejtësi.

“Reforma në Drejtësi është frika e vetme që fshihet pas ndryshimeve të Qeverisë Rama 3 dhe lëvizjeve të pakuptimta në PS. Shqiptarët kanë pritur gjatë, shumë gjatë për të parë drejtësi.

Kjo reformë nuk duhet vetëm të trembë. Duhet të veprojë, duhet mbështetur dhe jo paragjykuar dhe aq më pak, nuk duhet përqeshur.

Reforma dhe organet ligjzbatuese duhet të veprojnë shpejt, me forcë dhe me drejtësi.

Vetëm kjo i kthen dinjitet shqiptarëve të ndershëm që shpresojnë se liria funksionon, që shpresojnë se demokracia u shërben atyre dhe jo padronëve politikë dhe as klientëve të politikës në biznes, në meida, apo në thellësitë e krimit”.

SHKARKO APP