Kadilli: Sot nuk ka një PD zyrtare, në vend të Bashës po flet Berisha
Ish-kandidati për kryetar i PD-së, Fatbardh Kadilli, thotë se ekipi i ri është ajo që Basha ka filtruar sipas shijes së tij. Sipas tij, PD-ja është përballë një sfide politike. Po ashtu Kadilli thotë se Lulzim Basha sot nuk ka PD zyrtare pasi në vend të tij po flet ish-kryeministri Sali Berisha.
“Është ekipi i Bashës dhe nuk ka asnjë ngjarje përtej Bashës dhe kështu do duhej të ishte. Unë propozova që kryetari i partisë, kryesinë duhet ta kompozojë me ata që do të jenë nesër qeveria hije. Nuk ka nevojë të ja ushtrojë këtë një votimi formal të Këshillit se emëron vetë.
Ai thotë se ky është ekipi im, por bashkë me këtë merr edhe përgjegjësinë se nëse humbet largohet. Bashës i pëlqen pjesa e parë që i jep autoritet të emërojë vetë ekipin e tij, por nuk i pëlqen pjesa e dytë e mbajtjes së përgjegjësisë dhe merr nga propozimi im pjesën që i pëlqen.
Nëse sot kryesia e PD do të ketë ndoshta 38-39 veta anëtarë, 25 prej tyre janë të emëruar nga kryetari Basha. 15 zgjidhen. Domethënë 2/3 janë emërtesë dhe 1/3 zgjidhet. Çfarë del nga vota nuk vlen përballë 2/3, përballë emërimit.
Përgjegjësinë e të qenurit kryetar partie nuk e mban dhe nuk ka për ta mbajtur asnjëherë, jo në rast humbje por as si kryetar. Përballë kemi një mungesë të projektit politik dhe kryetari i partisë nuk flet, nuk shprehet nuk mban qëndrim, flet ish-kryetari, por jo kryetari. Ekipi i ri është thjesht Basha çfarë ka filtruar sipas shijes së tij”,-tha për ”Ora News”.