Kadilli: Unë di si largohet Edi Rama, ndryshoj nga Luli se kam vërtetësi, nuk kemi garë të barabartë

I ftuar në RTV Ora, kandidati për kreu e PD-së, Fatbardh Kadilli u shpreh se është e qartë se gara është asimetrike në raport me instrumentet ka ia dhe kryetari Basha për kreun e partisë.

Kadilli tha se kjo është hera e parë që në garën për kreun e PD-së ka 4 kandidatë se herët e tjetra vetëm 2 kandidatura ka pasur.

Kadilli: Është e qartë se gara është asimetrike në raport me instrumentet që kam unë dhe kryetari që është në zyrë. Basha e ka nisur fushatën, ndërsa ne të tjerët mund ta fillonim sot. Unë kam qenë në kontakt me strukturat e PD-së u kërkojë ndjesë atyre që nuk i takoj dot deri më 13 qershor. Turi i m nuk ndalon këtu, por ndalon ditën që do të largoj Edi Ramën nga pushteti. Ky është qëllimi për të cilin kaq hyrë në garë si kryetar i kësaj parti para shqiptarëve.

Kjo është hera e parë që në garën për kreun e PD-së ka 4 kandidatë se vetëm 2 ka pasur. Me kandidaturën time kishte një reagim sikur ishte një akt i nxituar. Sfida që unë bëra ishte jo vetëm për të filluar një proces gare, por për të arritur në garën e djeshme. Kjo është një garë e padrejtë, por është një garë. Ne duhet të ndryshojmë drejtim. Drejtuesi nuk është më ai që ishte. Kjo garë po u jep mundësi edhe të tjerëve. Basha është më i konsumuar se sa para 4 vitesh. Por kur gabon pas 8 vitesh, do të thotë se je një person i pandreqshëm. Është koha që t’i themi Bashës lamtumirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kadilli shtoi se  po kandidon për t’i dhënë fund një projekti të shteruar pas 8 vitesh dhe theksoi se ai di si ta largojë Edi Ramën, ndryshe nga Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kadilli: Unë jam këtu për t’i dhënë fund një projekti të shteruar pas 8 vitesh dhe për t’i dhënë jetë një projekti të ri dhe fitues. Gara tashmë është e hapur dhe e pranuar. U mundove edhe dje në kryesi që të kishim primare si në Amerikë për garën në parti. Unë kërkova që kryesia e partisë të organizonte takime në qarqe më kandidatët për kryetar. Kjo bëhet për detyrimin që kemi ndaj anëtarësisë. Unë di si largohet Edi Rama dhe e largoj Edi Ramën. Unë kam një dallim të madh me Lulin. Dallimi kryesor mes nesh është vërtetësia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?