Kadiu: Armiku tjetër u bë CDU-ja gjermane, tik tak zonja 5 mln euro e doganave

Programi ekonomik i PD-së, ka shkaktuar debat. Pas reagimit të zëdhënëses së qeverisë, Elisa Spiropalit, e cila tha se: ÇÇAlternativa për Zhvillim” ka zëvendësuar ”Republikën e Re”, i është kundërpërgjigjur deputetja e PDs-së, Fatbardha Kadiu.

Përmes një postimi në facebook, Kadiu i ka rikujtuar Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, aferën prej 5 milion euro në dogana, kohë kur Spiropali ishte në krye të kësaj drejtorie.

Më tej deputetja e PD-së, thotë se pasi qeveria sulmoi ”Zërin e Amerikës” për dokumentinin e vjedhjes së zgjedhjeve, tani sulmojnë programin e mështetut nga CDU-ja gjermane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postim i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Zonja 5 milion euro e doganave paska sulmuar programin ekonomik te PD. Reagimi i saj eshte thjesht shprehje e frikes dhe panikut qe i ka kapur. Antimafia do ti marre zonjes dhe qindarken e fundit te vjedhur ne dogana ndersa ndarja e politikes nga krimi do ta coje dhe me tej hetimin ndaj saj dhe padroneve te saj. Jane rende, shume rende. Cdo dite u zbulohet nje afere korruptive dhe nje lidhje e re kriminale ne shitblerje votash. Pas Zerit te Amerikes tani kane zbuluar nje tjeter armik te jashtem: CDU-ne. Por nuk kane pare gje akoma…tik tak tik tak zonja 5 milione euro e doganave!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?