Kadiu: Qeveria po fsheh vjedhjen e madhe që synon me aeroportin e Vlorës

Deputetja demokrate, Fatbardha Kadiu ka denoncuar sot, atë që ajo e quan një vjedhje të madhe që qeveria po planifikon të realizojë përmes ndërtimit të Aeroportit të Vlorës.

Pas mbledhjes së sotme të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, ku u diskutua pikërisht projekti i qeverisë, Kadiu reagoi përmes një statusi të publikuar në facebook duke thënë se e gjitha procedura e ndjekur nga qeveria është totalisht korruptive.

Sipas Kadiut projekti i qeverisë vjen në mungesë totale të transparencës dhe fsheh të gjitha synime që sipas saj qeveria po mundohet t’i fshehë me një vendim Kuvendi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sot në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave u diskutua mbi një procedurë totalisht korruptive, sesi do të jepet me koncesion ndërtimi i Aeroportit të Vlorës. Sigurisht që Partia Demokratike mirepret çdo lloj investimi të aseteve të konjektivitetit në favor të interesit publik, por kjo që kërkon tashmë të bëjë maxhoranca, është një vjedhje aq e madhe sa dhe vetë ministrat mesa duket nuk e kanë marrë dot përsipër. Në këto kushte ata thjeshtë kamuflojnë korrupsionin nën emrin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Për më tepër transparenca mungonte totalisht në kuadër të vendimit që duhet të paraqiste Komiteti i Investimeve Strategjike sipas ligjit 55/2015”, thekson deputetja e PD-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?