Kafshët e masakruara në Fier, nis puna për vendstrehimin e tyre të ri

Një ditë pas inspektimit, të urdhëruar nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, që Inspektorati i Policisë Pyjore në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura ushtruan në lokalin “Safari Park”, në Fier, ku pas verifikimit të dokumentacionit u vendos masa e pezullimit të aktivitetit dhe largimi i menjëhershëm i kafshëve, në Kopshtin Zoologjik të Tiranës ka nisur puna për ngritjen e infrastrukturës së nevojshme për vendosjen e 13 kafshëve të “Safari Park”.

Bëhet fjalë për strehimin e 13 kafshëve: 3 luanë, 1 ari, 1 zebër, 1 ujk, 1 dhelpër, 2 antilopa, 2 majmunë dhe 3 drerë. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura me mbështetjen e fondacionit austriak “4Putrat” deklarojnë se mjediset e reja janë parashikuar të ndërtohen në përputhje me standardet ndërkombëtare, hapësira specifike sipas llojit të kafshës. Si në rastin e 2 antilopave, për të cilat është parashikuar krijimi i një hapësirë prej 800 metrash katrorë, përfshirë edhe dhomën e sigurisë për të pushuar apo ku do të vendosen për arsye sigurie gjatë pastrimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Zyrtarisht konfirmohet se luanët, dhelpra, ariu, majmunët dhe ujku do të vendosen në kafazë, në ambjentet e mbyllura që disponon Kopshti Zoologjik i Tiranës, ambjente që po përshtaten për vendosjen e tyre,  ndërsa antilopat, zebra dhe drerët në mjedise të hapura përgjatë kopshtit, në zona të rrethuara specifikisht për një jetesë normale për to. Parashikohet që punimet për ngritjen e infrastrukturës së nevojshme në Kopshtin Zoologjik të Tiranës të përfundojnë brenda javës së ardhshme.

Menjëherë pas kësaj, janë marrë të gjitha masat që në Tiranë të mbërrijnë 4 veterinerë nga Gjermania, Bullgaria dhe Kosova, të cilët do të ndjekin një protokoll të caktuar për të transportuar kafshët nga “Safari Park” drejt Tiranës, fillimisht duke i vendosur kafshët në gjumë, më pas do të bëhet kontrolli i mikroçipit, vaksinimi nëse është e nevojshme, trajtimi antiparazit, transporti në gjendje të fjetur brenda në kafaz dhe pastaj mbi mjetet që do të kryejnë transportin. Për ti zgjuar në momentin e mbërritjes në kopshtin zoologjik të Tiranës, ku gjysëm ore më vonë do të vendosen përkohësisht në mjediset e reja të banimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?