“Kajmaku”, PD i kthehet Spiropalit: Flet për ligj e akuzuara për 5 milion euro korrupsion

Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi i përgjigjet reagimit të zëdhënëses së Qeverisë, Elisa Spiropalit, duke i kujtuar se po plet për ligj pa tra dhe e akuzuara për 5 milion euro korrupsion.

Vokshi thekson se nën drejtimin e Edi Ramës, Partia Socialiste është sot strehë e kriminelëve.

“Kur flet për ligj Elisa Spiropali e doganave pa tra dhe e akuzuar për 5 milion euro korrupsion, studentët e vitit të parë të juridikut ulin kokën nga turpi!

Swiss Digital Desktop Reklama

Nën drejtimin e Edi Ramës, PS është bërë streha e çdo krimineli që ka vjedhur zgjedhjet për llogari të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Janë mbi 300 politikanë, kryetarë bashkish dhe zyrtarë të lartë, të emëruar nga Edi Rama, që kanë rënë në rrjetën e dekriminalizimit.

Shpifjet bajate me para të pista që i sajon vetë, në mënyrë që shqiptarët të mos shohin sa i zhytur në llumin e krimit e të korrupsionin është Edi Rama, nuk i beson më askush”, shprehet ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?