Kakavijë/ Dy shtetas refuzojnë të bëjnë testin e Covid. “Jemi të shërbimeve sekrete greke, sapo mbaruam një punë në Shqipëri”

Dy shtetas grekë nga Athina janë arrestuar në Kakavijë nga Policia Greke pasi kanë refuzuar të kryejnë testin pranë autoriteteve shëndetësore greke. Dy grekët ishin 43 dhe 44 vjeç vinin nga Shqipëria ku një ditë më parë kishin hyrë në territorin shqiptar arsyet e të cilës ngelen mister.

Dy grekët kërkonin të hynin në Greqi pa patur PCR testin. Momentin që autoritetet greke kanë kërkuar bërjen e testit të COVID-19, ata e kanë refuzuar dhe madje janë prezantuar si operativ të Agjencisë së Shërbimit Sekret Grek që kishin mbaruar një punë në Shqipëri.

Kjo u ka kushtuar atyre ndalimin pasi autoritetet policore helene kanë rrëzuar pretendimin e tyre duke dalë zbuluar gënjeshtra e tyre. Rrjedhimisht mbi ta rëndon akuza e përdorimit të paautorizuar të të dhënave, rrezikshmëri të përhapjes së Covid-19 dhe posedim të lëndëve narkotike pasi i janë gjetur doza cigare kanabisi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Janinës ndërkohë që mësohet se para pak minutash janë lënë të lirë me garanci pasurore prej 5 mije euro secili.

SHKARKO APP