Kakavijë, dyshohet për një 47-vjeçar shqiptar me COVID-19
Një rast i dyshuar me COVID-19 në Kakavijë.
Policia greke ka deportuar në orët e para të mëngjesit të sotëm 32 shtetas shqiptarë të cilët kanë qenë të burgosur disa ditorë që kanë rezultuar me shkelje proceduriale në shtetin fqinj.
Së bashku me 24 të deportuarit në orët e vona, kanë qenë gjithsej 56 shtetas shqiptarë që janë pritur nga autoritetet shqiptare në Pikën Kufitare të Kakavijes prej autoriteteve tona kufitare dhe ku i janë nënshtruar analizave nga inspektorët e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe të Inspektoriatit Shëndetësor Shtetëror të Gjirokastrës.
Njëri prej të deportuarve 47-vjeçar nga zona e mesme e Shqipërisë, kishte shfaqje të virusit Corona dhe demonstronte shenja klinike të kësaj sëmundjeje.
Menjëherë autoritetet shëndetësore të Gjirokastrës morën masat dhe personin në fjalë së bashku me të gjithë shoqëruesit, janë dërguar në qendrën karantinuese në Durrës