Kakavijë, fluks kalimesh për në Greqi

Emigrantët po vijojnë të largohen pas festave. Të penguar edhe nga moti i keq dhe bllokimi i rrugëve në veri të Greqisë disa prej tyre e kanë shtyrë ikjen dhe kjo ka bërë që në pikat e kalimit ne jug të ketë dyndje, por koha e pritjes është shkurtër.

Që prej orëve të para të mëngjesit pika kufitare e Kakavijës është perballur me një fluks udhëtarësh. Qytetarët po kthehen në Greqi, në vendin e tyre të punës, pasi festuan në vendlindje.

Radhët e automjeteve shkuan deri në 3 km. Kjo situatë paraqitet në dogane prej disa ditësh. Policia kufitare ka vënë në dispozicion të udhëtarëve të gjitha sportelet. Dogana e Kakavijës pritet të ketë të njëjtën ngarkesë edhe ditën e nesërme për shkak të emigrantëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?