Kakavijë, Greqia kthen mbrapsht emigrantët me leje qëndrimi të skaduar
Në doganën greke në Kakavijë, janë kthyer mbrapsht emigrantë të cilët kanë qenë me dokumente të rregullta me leje qëndrimi por këtë të fundit të skaduar.
Shteti fqinj tha se paçka se emigrantëve mund t’ju ketë skaduar leja e qëndrimit ata nuk do të penalizohen për këtë por vlefshmëria e tyre do të shtyhet.
Autoritet doganore iu kanë komunikuar emigranteve se nuk e njohin ligjin e miratuar në Parlamentin Grek, dhe se ende nuk kishin një dokument ku t’u thuhej se emigrantët me leje qëndrimi të skaduar mund të udhëtonin drejt Greqisë.