Kakavijë/Veç dy pasagjerë dolën me Covid-19, pala greke kthen pas gjithë autobusin
Këtë të hënë në pikën kufitare të Kakavijës, kanë hyrë në fuqi masat shtrënguese të qeverisë greke. Kushdo që do të rezultojë pozitiv në testet e shpejta, i ndalohet hyrja në territorin helen.
Në një autobus me 50 emigrantë shqiptarë, autoritetet greke në Kakavijë konstatuan pozitivë me Covid-19 dy qytetarë, të cilët janë kthyer pas. Bashkë me dy personat, policia greke ka kthyer pas të gjithë autobusin, pavarësisht negativitetit në testet e shpejta.
Veç kësaj do të ketë edhe gjoba për personat e prekur me Covid-19 nëse tentojnë të hynë ilegalisht në Greqi. Deri më tani personat që dilnin pozitiv në kontrollet e palës greke ne Kakavije karantinoheshin 14 ditë. Pas ditës së hënë ata nuk do të mund të hyjnë dot në Greqi.