Kalaja e Lezhës, mbi 6 mijë turistë vizitojnë çdo vit qytetin historik

 

Historiku i kalasë mesjetare të Lezhës, tërheq çdo vit mijëra turistë. Zona që ka detin, malin dhe fushën, është një destinacion i paharrueshëm për të huajt, të cilët theksojnë se mbresat e përjetuara në Lezhë do ti rikthejnë sërish ata sëbashku me miq të rinj.

Mbi 6 mijë turistë në vit i drejtohen kështjellës mesjetare të qytetit të Lezhës, e cila ndodhet në majen më të lartë dhe është konsideruar si vepra më e rëndësishme kulturore në vendin tonë.

Historia që mbart dhe peisazhi mahnites që të serviret nga kjo pikë, si mali fusha, lumi dhe deti kanë tërhequr vëmendjen e turistëve nga vende të ndryshme të botes.

Turisti: “Unë vi nga Sllovakia për here të parë në qytetin e Lezhës dhe po vizitoj vendet më të bukura që ka ky rajon. Sot u ndalem në kalanë e qytetit dhe u mahnitem nga ajo çfarë të ofrohet këtu. Ky vend është shumë tërheqes, pasi krahas historise që mbart kështjella nga këtu shihet mali, deti, laguna dhe lumi dhe janë të rrallë qytete në botë që të ofrojnë këtë mrekulli. Sllovakia është pak larg nga vendi juaj, por unë do të vi sërish këtu bashkë me miq të tjere”.

Turistja: “Kjo kështjellë më ka tërhequr shumë sidomos historia e sajë qindra vjeçare që mbart. Ky është një vend ideal që ja vlen ta vizitosh. Këtu është një panorame mahnitese, pasi në këtë zonë ke mundësi të shohesh gjithçka dhe kjo e ben Lezhën të veçantë në të gjithë boten. Unë do i ftoj të gjithë ta vizitojnë këtë vend, pasi nuk do të zhgenjehen”.

Përgjegjësi i Kultures Kombëtare në Lezhë, Paulin Zefi, thotë se nga viti në vit numri i turistëve në këtë kala ka ardhur në rritje dhe për këtë ka ndikuar edhe ndërtimi i rruges që të çon në këtë aset turistik.

Përshtatja e klimes mesjetare me atë malore e konservuar edhe me turizimin historik në këtë reliev, e ka kthyer Lezhën në një nga vendet më të vizitueshme të vendit tonë.

SHKARKO APP