Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje, 10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor

Kandidati i PD-së në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja komenton procesin e rinumërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit.Ai është një prej kandidatëve që ka kërkuar rinumërim, përmendi rastin e Tiranës, që tashmë e mbylli këtë proces, duke thënë se lëvizja e rreth 10 mijë votave në këtë qarku nuk është gabim njerëzor dhe se KAS duhet të verë në lëvizje prokurorinë.

“Unë kam shkuar për të kërkuar drejtësi në KAS, por ajo që kam gjetur është padrejtësia. Arsyet janë disa. Kam kërkuar këqyrjen e videove, pamjet e dy momenteve, kur janë numëruar subjektet dhe pastaj kandidatët.

Ajo që kam parë është transformimi i votës nga akti i parë tek i dyti. Nëse kam pasur një votë në numërimin e parë, në numërimin e dytë më është prishur vota. KAS nuk mund të përcaktojë që njerëzit kanë gabuar në mënyrë njerëzore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtu dalin nja 10 mijë vota të qarkulluar dhe sipas këtyre është gabim njerëzor? KAS duhet të vejë në lëvizje prokurorinë. Jemi bërë tabelë qitje. Del tani që Ilir Alimehmeti është hajdut votash se ka dalë 130 vota plus”, tha mes të tjerash Kalaja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?